Veseli tregon nëse do të hiqet taksa para takimit të Parisit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të ndërrmarin ndonjë vendim për taksën, i cili do të mund të vinte në ndonjë pozitë të papërshtatshme ndonjë udhëheqës të shtetit.
Këto dekalrime Veseli i ka bërë në një konferencë për media, i pyetur nga gazetarët nëse do të merret vendim për heqje të taksës, para takimit të 1 korrikut në Paris.
Ai ka thënë se për taksën do të marrin një vendim me maturi dhe të koordinuar dhe potencon se nuk do t’i nënshtrohen Serbisë dhe Aleksander Vuçiqit, sipas gazetës Express.
“Nuk e kemi ndërmend me marrë një vendim i cili e vë në qosh asnjë udhëheqës të shteitt, kurr nuk do të nënshtrohemi ndaj Serbisë dhe Vucicit. E Marrim vendimin me maturi dhe mençuri, me atë se cfarë thonë SHBA-të dhe partnerët tonë në BE”, ka deklaruar Veseli para mediave.
Fraksion.com