AktualitetRajoniTë fundit

Trembet, Daçiq: Do të mundohen ta thyejnë Serbinë dhe Kosova t’i fitojë të gjitha

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq parashikon presion të madh ndaj Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se është duke u përgatitur terreni për presion total ndaj Serbisë në mënyrë që t’i humb të gjitha, kurse Kosova t’i fitojë të gjitha.

“Deri në korrik, kur do të duhej të zhvillohej një Samit i ri në Paris, Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq do të jenë nën presion të madh. Në të gjitha mënyrat e mundshme do të mundohen të na thyen, të na prishin pozicionin, të mbërrijnë deri tek ajo ku Serbia i humb të gjitha, kurse Kosova i fiton të gjitha”, deklaroi Daçiq për portalin serb “Telegraf”.

Sipas tij, do të ketë përpjekje që të ketë kthim në dialog edhe pa heqje të taksës nga Kosova. “Serbia kurrë nuk do ta pranojë”, u shpreh ai.

“Do ta kushtëzojnë përpjekjen tonë për anëtarësim në BE me kërkesën për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të tërhiqemi edhe nga partneriteti me Kinën. Kështu, do të mundohen të na mbyllin të gjitha dyert”, theksoi Daçiq.

Mirëpo, kreu i diplomacisë serbe është i bindur se: “Kjo nuk do të funksionojë”. “Jo, derisa Serbia të ketë këtë qeverisjë dhe miq në Moskë dhe Pekin, por edhe në Berlin, Paris, Uashington dhe Bruksel”, theksoi ai.

Daçiq ka thënë se “miqtë tanë nga Moska dhe Pekini ofrojnë mbështetje të pakushtëzuar kur bëhet fjalë betja për Kosovën”. Sipas tij, asnjë përpjekje nga krerët e Kosovës nuk mund ta thyejë Serbinë dhe serbët.

“A solli Samiti i Berlinit diçka të mirë? Kush e di? Por, është e mirë që ndodhin takime të tilla sepse së paku zvogëlojnë mundësitë e incidenteve dhe sulmeve ndaj serbëve. Kjo është ajo që kanë theksuar Merkel dhe Macron”, përfundoi ai.

 

Fraksion.com