Jiri Dienstbier Journalism Fellowship, 2019 – 2020
Radio Evropa e Lirë tani pranon aplikacionet për vitin 2019-2020, për bursën për gazetarë “Jiri Dienstbier Journalism Fellowship”.
Ky program (bursë) zgjat nga 18 nëntori 2019 deri më 26 qershor 2020.
Qëllimi i dhënies së kësaj burse është t’iu ndihmojë gazetarëve nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ta ushtrojnë profesionin e tyre, në përkrahje gazetarisë dhe pluralizmit.
Kjo bursë është një nismë e përbashkët e Ministrisë së Jashtme të Çekisë dhe Radios Evropa e Lirë.
Aplikacionet pranohen nga gazetarët e Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Të përzgjedhurit vendosen në shërbimin përkatës të Radios Evropa e Lirë, pastaj në zyrat qendrore në Pragë dhe rajon, ku praktikojnë trajnimin dhe punojnë me profesionistët e RFE/RL-së. Ky program u ofron atyre instruksione në fushën e multimedias, duke i përfshirë në diskutime në baza ditore. Kjo u ndihmon që të jenë bartës të standardeve të profesionit të tyre, liderë në komunitetin e tyre si dhe në botë.
Aplikacionet e kompletuara duhet të shkruhen në gjuhën angleze dhe të dorëzohen në formë elektronike deri në mesnatë, sipas kohës së Evropës Qendore, deri më 2 qershor 2019.
Të përzgjedhurit për bursë do të informohen deri më 10 korrik, 2019.
Shkarkoni aplikacionin këtu.
Fraksion.com