AktualitetTë fundit

Ekspertiza: I vrari i grabitjes së Rinasit është Admir Murataj

Ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori.

Sipas ekspertizës, Murataj është vrarë nga një plumb dhe gjurmët e gishtave të viktimës korrespondojnë me ato të Admir Muratajt.

Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën gjyqësore për në 14 maj për shkak të mungesës së aktit të vdekjes.

Seancën e ardhshme pritet pushimi i hetimit për Muratajn.

Gjykata gjithashtu i ka kërkuar Komisariatit të Vorës të bëjë kërkime dhe të sjellë informacione në lidhje me Muratajn, ndërkohë në Gjendjen Civile në Tropojë nuk është bërë akoma ç’regjistrimi.

Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit te Ura e Tapizës, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

 

Fraksion.com