Zvizidic: Vuçiq mori goditje të madhe në Berlin, prandaj është i nervozuar
Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnjes, Denis Zvizidiq, ka thënë se Aleksadner Vuçiq është i nervozuar me të pasi që në Berlin ka marr goditjen e madhe nga kancelarja Merkel, sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.
“Unë kam deklaruar se arkitektura e kufijve në Ballkanin Perëndimor ka përfunduar dhe është e pandryshueshme, dhe kjo është edhe deklarata e kancelares Angela Merkel të cilën e ka dhënë në gusht të vitit 2018. Si kancelarja Merkel dhe unë, jemi ende duke qëndruar në të njëjtin qëndrim, gjë që nuk i konvenon Vuçiqit”, ka thënë Zvizidic për ‘Slobodna Bosna’, trasnmeton Gazeta Express.
Ai ka thënë se edhe një arsye tjetër pse Vuçiq është inatosur është edhe fakti që ka treguar se rivizatimi i kufijve në Ballkan gjatë viteve të 90-ta në linja etnike, ka përfunduar me luftëra të përgjakshme.
“Vuçiq është gjithashtu i nervozuar se kam thënë që përfaqësuesi i serbëve të Bonsjes, Milorad Dodik, tërheq linja kufitare nëpër territoret e shteteve të pavarura dhe sovrane, dhe për këtë shkak Bosnja është në një pozitë shumë të keqe”, ka shtuar ai .
Zvizidic thotë se tashmë gjërat në dorë i ka kancelarja Angela merkel dhe se plani i Vuçiqit për lojë me kufijtë ka dështuar.
“Pra konceptualisht plani Vuçiq ka dështuar, dhe tashmë loja do të vazhdojë të udhëhiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel, pozicioni i saj është i qartë dhe i njohur mirë, i njejtë me a atë që është thënë në gusht të vitit 2018, kalimi i kohës vetëm e ka konfirmuar saktësinë e këtij qëndrimi”, ka shtuar Zvizidic, transmeton Gazeta Express.
Zvizidic ndër të tjera ka thënë se nuk dëshiron që të kalojë në grindje personale me Vucicin, duke thënë se do të ruaj nivelin, gjithmonë duke u mbështetur në parime ndërkombëtare dhe të standardeve evropiane.
“ Kemi marrë mësime të këqija nga kohët e Sheshelit dhe Millosheviqit”, është shprehur ai.
Fraksion.com