AktualitetBota+Të fundit

Spiunoi te kinezët, ish-agjenti i CIA-s pranon fajësinë

Një ish-agjent i CIA-s rrezikon të qëndrojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave, pasi pranoi të mërkurën fajësinë për spiunazh në favor të Kinës, bëri të ditur Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Sipas një komunikate të Departamentit të Drejtësisë, Jerry Chun Shing Lee, 54 vjeç, pranoi fajësinë përpara një gjykate të shtetit të Virxhinias për konspiracion për t’i siguruar Kinës informacione për mbrojtjen kombëtare.

Ky ish-ushtarak me shtetësi amerikane, në vitin 1994 u rekrutua në radhët e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) përpara se të largohej në 2007 për t’u vendosur në Hong Kong.

”Disa agjentë të shërbimit sekret kinez e afruan tre vite më pas kundrejt shumave të parave dhe me marrjen në mbrojtje të jetës së tij në këmbim të bashkëpunimit ’’, njoftoi drejtësia amerikane.

Sipas një mandatarresti të bërë publik pas arrestimit të tij në janar 2018, agjentë të FBI-së, zbuluan në 2012 në një valixhe të Lee-së disa blloqe ku ishin të shkruar emra, kontrata apo të dhëna të tjera të punonjësve dhe informatorëve të CIA-s si dhe adresat e vendstrehimeve të fshehta./ata

 

Fraksion.com