Sherr me njerëzit e gruas në Klos; I riu vret veten me plumb në kokë
Një 31 vjeçar ka vrarë veten sot, pak pasi është konfliktuar me njerëzit e gruas së tij. Mësohet se i riu i identifikuar si Ari Hoxha, lindur dhe banues në fshatin Gurrë, ka vrarë veten pas sherrit me njerëzit e gruas.
Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë të bashkisë Klos. 31 vjeçari ka vrarë veten 150 metra larg banesës së gruas së tij, ku u gjet i pajetë me një plumb në kokë.
Nuk dihet ende motivi, por dyshohet që Ari Hoxha të ketë pasur një konflikt me njerëzit e gruas, tek të cilët ka shkuar të sqarohet. Por me vete kishte marrë edhe një armë.
Ngjarja tragjike e vrasjes së familjarëve të gruas është shmangur pas njoftimit të policisë.
Në pritje të ardhjes së përforcimeve nga DVP Dibër, shërbimet e Policisë kanë dëgjuar një të shtënë armë zjarri. Rreth 150 metra larg banesës së vjehrrit është gjetur, dyshohet i vetëvrarë me një plumb në kokë shtetasi Ari Hoxha.
Mësohet se 31-vjeçari shumë shpejt do të bëhej baba pasi gruaja e tij është shtatzënë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Matit është në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fraksion.com