Rama për sigurinë ushqimore: Burg kush kërcënon shëndetin e qytetarëve
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama paralajmëron ashpërsim në Kodin Penal, sa i takon sigurisë ushqimore në vend.
Rama paralajmëron heqje të lirisë së aktivitetit, si edhe asaj individuale, për të gjithë ata që kërcënojnë shëndetin e qytetarëve.
“Ndërkohë që Po, kodi ka nevojë për disa ndryshime në aspekte të tjera për mbarëvajtjen e jetës së vendit. Duke nisur nga siguria ushqimore, kemi bërë jo pak progres. Produktet tona bujqësore, ndryshe nga cfarë del ne ekran për të bërë sensacion, janë plotësisht të shëndetshme. Asnjë kamion, në 300 mijë ton, nuk është kthyer për shkak të cënimit të standardeve europiane, por ka fatkeqësisht individë edhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit të njeriut, ia kanë hedhur 30 vjet me gjoba që nuk janë asgjë krahasuar me fitimin e tyre”
Këtyre forcave të së keqes që guxojnë të kërcënojnë shëndetin e fëmijëve tanë dhe të gjithë atyre që në këtë vend konsumojnë ushqim, duhet t’u rezervojmë ndëshkimin më shembullor, të heqjes së lirisë së aktivitetit, dhe individuale. “ gjithashtu, kryeministri paralajmëron burgun dhe kjo përmes ndryshimeve në Kodin Penal për këdo që ushtron dhunë ndaj personave në detyrë.
Dhuna, politika e ka stimuluar. Domosdoshmëria mbi një përgjigje të prerë mbi dhunën, nga salla e parlamentit, deri në cdo meter katror të Republikës. Dhunën ndaj punonjësve të policisë që nga kundërshtimi me forcë i forcave të policisë, ndaj bluzave të bardha, në sport, posacërisht, do të adresohet pa asnjë ekuivok në paketën e re të ndryshimeve në kodin penal. Dispozitat përkatëse ose kanë magësi, ose janë të lehta ose nuk ekzistojnë. Ka disa parashikime të pamajftueshme për mbrojtjen e veprës së tjetrit, por dispozitat nuk janë të plota. Dhe nëse i krahasojmë më dëshkime në vende të BE, janë qesharake.” tha me tej kryeministri.
Fraksion.com