AktualitetPolitikëTë fundit

Live, Rama: Dezinformim mediatik dhe politik, Samiti i Berlinit nuk kishte asnjë lidhje me negociatat

PS po zhvillon sot mbledhjen e grupit parlamentar.

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek vizita e tij në Berlin. Kreu i qeverisë deklaroi se se nuk kisha parë kurrë një dizinformimim më të madh. Siaps tij Samiti nuk kishte lidhje me fatin e negociatave të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën dhe Gjermaninë janë pozitive. Madje, zoti Rama shtoi faktin se Gjermania do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin e vendit në BE.

“Nuk kisha parë kurrë më parë dezinformim, keqinformim më të madh mediatik dhe politik, sesa tërësia e marrëzirave dhe ligësive që u shoqëruan dhe pasuan në pasqyrat e medieve në Tiranë dhe Prishtinë. Samiti  nuk kishte asnjë lidhje me negociatat.  Gramafonat që lajmëruan kobin e zi të mbylljes së negociatave, pa mbaruar ne as kafet e mirëseardhjes, ishin një shprehje ekstreme e dëshpërimit të atyre që duan të marrin me vete vendi në rrugën e theqafjes politik që e kanë zgjedhur vetë. Nuk shkova në takim për vendimin në zyrën e kancelares, se ajo nuk e thotë kurrë fjalën e fundit të parën, pa dalë raporti”, u shpreh Kryeministri.

Po në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama tha se liberalzimi i vizave për Kosovën nuk fundet në rend të ditës sepse disa qeveri në BE e kundërshtojnë për shkak të forcave anti-evropiane në vendet e tyre.

“Çfarë duhet të bëjë më shumë Kosova për liberalizimin e vizave, se askush nuk i thotë dot jo, por çështja nuk futet në rend të ditës për shqyrtim se disa qeveri në BE i frikësohen  forcave antiuevropiane në vendet e tyre nëse i japin Kosovës atë që i takon.

“Këtu u arrit të shkruhet se Presidenti Macron paska fajësuar Shqipërinë për heqjen e vizave, aspak e vërtetë, presidenti i Francës foli hapur për faktin se ato forca e keqpërdorin çdo problem përfshirë edhe të azilkërkimit si argument për të frikësuar elektoratin, dhe pa pikë turpi që nga Saliu dhe dajë Titi vrapuan të fajësojnë qeverinë tonë në emër të presidentit të Francës që e ka vlerësuar vijëmësisht punën e përbashkët për uljen e numrit të azilkërkuresve vitin e shkuar nw 40%.

Mjerë ky vend për këta vulëhumbur dhe për kadinjtë e tyre të zellshëm që nuk lënë gjë pa shpifur për të helmuar miletin. Ne nuk kemi bërë asnjë mrekulli por e kemi çuar vendin në derën e paradhomës së BE”, tha Rama.

 

Fraksion.com