AktualitetEkonomiTë fundit

BSH: Procesi i ristrukturimit rriti kapitalin vendas

Banka e Shqipërisë deklaron se procesi i ristrukturimit të bankave në vend, po shoqërohet me rritjen e kontrollit të bankave nga kapitali vendas.

Sipas BSH-së, kjo është një dukuri e viteve të fundit, e cila ka ndodhur edhe në vende të tjera të rajonit.

”Krahas konsolidimit të veprimtarisë bankare, mbështetur në përvojën e deritanishme, ky zhvillim pritet të kontribuojë në një rol më aktiv të sektorit bankar drejt ndërmjetësimit financiar”, thuhet në raportin më të fundit të Bankës së Shqipërisë.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë vë në dukje se do të ruajë qasjen e përshtatshme mbikëqyrëse, për të siguruar që veprimtaria bankare të vijojë të kryhet sipas standardeve më të mira të qeverisjes dhe të administrimit të rrezikut.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com