AktualitetBota+Të fundit

Britania e Madhe emëron ministër të ri të Mbrojtjes

Znj. Penny Mordaunt do të jetë mimistrja e Mbrojtjes e  Britanisë së Madhe.

Kryeministrja e BM, Theresa May emëroi Penny Mordaunt në postin e ministres së Mbrojtjes, pas largimit të Gavin Williamson.

Williamson është akuzuar për rrjedhje informacioni drejt medieve për vendimin e Londrës për të lejuar, pavarësisht presionit të SHBA-së, një pjesëmarrje të gjigantit kinez ”Huawei” për furnizimin me komponentë jo të rëndësishëm të sistemit të telekomunikacionit, 5G.

Mordaunt, 46 vjeçe, më parë ishte me detyrën e ministres për Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

Mordaunt ka një reputacion të mirë te konservatorët dhe konsiderohet si një nga mbështetëset më të vendosura për Brexit brenda qeverisë aktuale të Theresa May.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com