Basha: Nesër bllokojmë rrugët; Largimi i Ramës kusht për dialog
Kreu i PD Lulzim Basha pas takimit me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi tha se qëndrimi i opozitës nuk ka ndyshuar.
Basha tha sot para mediave se largimi i kryeministrit Edi Rama është kusht për dialog.
Ai deklaroi se nesër në orën 11:00 do të ketë një prezantim nga koalicioni opozitar të planit për qeverinë tranzitore dhe në orën 18:00 të së enjtes do të ketë sërish bllokim të disa akseve kombëtare.
“Jemi në një krizë të thellë, politike kushtetuese, ekonomike dhe sociale dhe siç u bë e qartë dhe 24 orët e fundit dhe një krizë totale të integrimit në BE. Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar kushtetutën, demokracinë, zgjedhjet, themelin e llogaridhënies së qeverisë para qytetarëve që është vota e lirë. Ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër në orën 18:00 do të nisë aksioni në të gjithë vendin për bllokimin e disa aksve”, deklaroi Basha.
Fraksion.com