AktualitetBota+Të fundit

Venezuelë, udhëheqësi i opozitës thirrje për grusht shteti

Në Venezuelë, udhëheqësi i opozitës dhe njëkohësisht president i përkohshëm i vetëshpallur, Juan Guaido e nxiti sot popullin venezuelian të dalë në protesta dhe të mbështesë ushtrinë në përpjekjet për ta larguar nga pushteti Presidentin Nicolas Maduro dhe të rifitojë lirinë”.

Guaido publikoi një video të Twitter, ku ai është duke i folur një grupi ushtarësh dhe politiaknit të opozitës Leopoldo Lopez, i cili është nën arrest shtëpiak.

Guaido tha se ushtria ka marrë vendimin e duhur dhe do të jetë në anën e duhur të historisë.

Pak kohë më vonë, Ministri i Informacionit i Venezuelës Jorge Rodriguez tha se qeveria e Maduro ishte duke u përballur me një “përpjekje për grusht shteti” të vogël të udhëhequr nga “tradhtarët” në ushtri dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino tha se ushtria ishte e vendosur “në mbrojtje” të Maduros.

Guaido kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës. Ai ju drejtua kushtetutës për t’i vetëshpallur president i përkohshëm në janar pasi e cilësoi udhëheqjen e Maduro-s të paligjshme për shkak të mashtrimeve në zgjedhje.

Shtetet e Bashkuara dhe rreth 50 vende të tjera kanë njohur Guaidon si president.

 

Fraksion.com