AktualitetBota+Të fundit

Sulmi me armë ndaj sinagogës në Kaliforni; Ligjvënësja Ilhan Omar ndez polemikat

Senatori Ted Cruz dhe komentatorja konservatore Meghan McCain sugjeruan të dielën se komentet më të fundit të zonjës Omar janë pjesë e një anti-semitizmi në rritje në politikën e majtë dhe se të gjitha palët e spektrit politik amerikan kanë kontribuar për një dialog ekstremist që ka si objektiv hebrenjtë.

Zonja Omar, ligjvënësja e parë somalezo-amerikane në Kongresin amerikan, i kundërshtoi këto pretendime, duke shkruajtur të dielën në Twitter se “islamofobia dhe anti-semitizmi janë dy anë të së njëjtës monedhë. Le të qëndrojmë të bashkuar si amerikanë për të refuzuar urrejtjen”.

Në një intervistë të dhënë ditën e premte shërbimit në gjuhën somaleze të Zërit të Amerikës, Ligjvënësja Omar tha se kritikat për komentet e saj të sinqerta ishin “produkt i urrejtjes dhe injorancës, përgjithësisht të nxitur nga Presidenti Donald Trump dhe mbështetësit e tij të së djathtës së largët”.

Polemika ekziston vetëm sepse presidenti i SHBA-së dhe mbështetësit e tij nuk janë të kënaqur me faktin që një grua myslimane dhe refugjate që i përket minoriteteve ka të drejtën të thotë mendimin e saj për veprimet e gabuara dhe shkeljet e udhëheqjes”, u shpreh ligjvënësja demokrate nga shteti Minnesotta.

Kemi një president që beson se ne nuk jemi këtu, që na ka sulmuar neve – amerikanët e minoriteteve dhe njerëzit me ngjyrë. Tashmë që kemi një mundësi dhe një platformë nga ku të flasim, ai dëshiron të heshtë zërat tanë legjitimë”, shtoi zonja Omar, e cila është një nga dy gratë myslimane të zgjedhura nga Kongresin amerikan. “Mendoj se gjendem në një betejë legjitime dhe shpresoj se do të triumfoj”, shtoi ajo./voa

 

Fraksion.com