Sistemi raketor S-400; Erdogan konsultohet me Trump për blerjen
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidenti turk, Tayyip Erdogan, në një telefonatë të hënën, diskutuan mes tyre mbi një propozim turk për të krijuar një grup pune të përbashkët, për të analizuar blerjen e planifikuar të një sistemi mbrojtës raketor rus, S-400, tha Presidenca turke.
Të dy vendet kanë argumentuar për muaj me radhë mbi porositjen nga ana e Turqisë, të sistemit të mbrojtjes nga raketat, për të cilin Shtetet e Bashkuara thonë se nuk janë në përputhje me rrjetin e mbrojtjes të NATO-s dhe mund të komprometojnë avionët e saj F-35.
Ankaraja ka thënë se një grup pune mund të vlerësojë ndikimin e S-400 në avionët luftarakë, por të premten tha se nuk ka dëgjuar ende reagimin nga amerikanët. Shtëpia e Bardhë konfirmoi të hënën se Trump dhe Erdogan kishin diskutuar blerjen e planifikuar të Turqisë për sistemin e mbrojtjes raketore S-400.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo dhe disa senatorë të SHBA kanë paralajmëruar Turqinë se do të ndëshkohet për blerjen e S-400, sipas një ligji që imponon sanksione kundër vendeve që marrin pajisje ushtarake nga Rusia.
Turqia ka thënë se si një anëtare e NATO-s, ajo nuk përbën kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe sanksionet nuk duhet të zbatohen. Trump dhe Erdogan gjithashtu diskutuan tregtinë dhe krizën në vazhdim në Siri, tha Shtëpia e Bardhë.
Fraksion.com