Samiti i Berlinit; Rama nxjerr videon e mbrëmjes së vonë: Përfundime inkurajuese
Samiti i Berlinit përfundoi në orët e vona të së hënës, pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese mbi sfidat e vendit dhe të rajonit.
Kryeministri Edi Rama tha se tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë dhe Francës.
“Me pamjet e mbrëmjes së vonë, dje pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese, mbi sfidat e vendit e të rajonit dhe procesin e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ku tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha kryeministri mëngjesin e sotëm.
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Fraksion.com