AktualitetNATO/BETë fundit

Rusia bisedon me NATO-n për “bashkëveprimet ushtarake”

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se shefi i Forcave të Armatosura ruse, gjenerali Valery Gerasimov, ka folur në telefon ditën e djelë, ( 27 prill)  me Komandantin Suprem të forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti.

Siç tha ministria, Gerasimov dhe Scaparrotti kanë biseduar për “çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare”.

Në njoftimin e ministrisë ruse po ashtu u tha se Gerasimov dhe Scaparrotti po ashtu “kanë shkëmbyer pikëpamjet” e tyre, mbi “gjendjen aktuale të bashkëveprimit ushtarak Rusi-NATO”.

Scaparrotti pritet t’ia dorëzojë detyrën e komandantit, gjeneralit të forcave ajrore amerikane, Tod Wolters, i cili aktualisht është komandant i Forcave Ajrore të NATO-s.

 

Fraksion.com