AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Shqipëria nuk do të dështojë, dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë pa kushte

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot se Shqipëria nuk do të dështojë dhe dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush.

Kryeministri është shprehur i mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu!

“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush”, ka thënë Rama.

Serbia dhe Kosova ranë dakord të hënën në mbrëmje gjatë Samiti të Ballkanit në Berlin për të rinisur dialogun që synon normalizimin e marrëdhënieve të tyre njëzet vite pas luftës, përpara një tjetër takimi të planifikuar në Paris në fillim të muajit korrik.

Rinisja e diskutimeve është një fazë vendimtare në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa dialogu ishte në një pikë të vdekur që prej vjeshtës së kaluar.

 

 

Fraksion.com