Rama: Berlini mesazh të qartë; Shqipëria meriton çeljen e negociatave
Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim.
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Berlin ka zhvilluar dy takime shumë pozitive për Shqipërinë me kryetaren e SPD, Andrea Nahles dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul.
“Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim”, shprehet Rama.
Nahles siguroi Kryeministrin Rama për mbështetjen e pakushtëzuar të grupit socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Liderja e partisë socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor.
Fraksion.com