PD akuza Ramës; Ja kush është truproja që u bë shef i policisë
Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka ngritur akuza ndaj shefit të rendit në Elbasan, sipas së cilit ka shpërdoruar detyrën gjatë vizitës së fundit të Ramës.
Nëpërmjet disa fotoje, Boçi shkruan se Armand Muça, sot shef i rendit, ka qenë truproja e Edi Ramës dhe është ngritur në detyrë me urdhër të këtij të fundit. Ish-deputeti tha se”misioni” i Muçës është të dalë kundër vullnetit të qytetarëve dhe theksoi se ai është një nga “veglat” që Rama do të përdorë për të vjedhur votat.
Statusi i Boçit:
BADIGARDI I RAMËS QË U BĒ SHEF
Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit.
I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo.
Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet.
Po cili është ky personazh?
Është ARMAND MUÇA.
Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës.
Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës.
E ç’pritet nga ky tipi?
Ka ardhur në Elbasan me mision.
Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera.
Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat.
Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.
Fraksion.com