AktualitetPolitikëTë fundit

Fleckenstein: Hapja e negociatave në qershor, qëllim i përbashkët i Shqipërisë dhe BE

Hapja e negociatave në qershor është një qëllim i qartë dhe i përbashkët i Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka qenë pjesë e takimit të zhvilluar sot me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetaren e SPD, Andrea Nahles.

“Patëm një diskutim të mirë për nevojën për të nisur hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor. Një objektiv i qartë dhe i përbashkët i Shqipërisë dhe Bashkimit Europian!”, është shprehur Fleckenstein.

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhej në Berlin pati takime me kryetaren e SPD, Andrea Nahles dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul.