AktualitetTë fundit

Arta Marku, zyrtarisht në garë për Prokurore të Përgjithshme

Arta Marku i është shtuar garës për Prokuror të Përgjithshëm.

Arta Marku, e cila mban pozicionin e Prokurores së Përkohshme ka dorëzuar përmes postës dokumentacionin e nevojshëm për të kandiduar për pozicionin e Prokurorit te Përgjithshme me mandat të plotë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se sot ka mbërritur në zyrën e KLP në afatin e përcaktuar dokumentacioni i aplikimit

Dokumentet për kandidimin Arta Marku i ka dorëzuar ditën e djeshme me postë. Marku drejton Prokurorinë e Përgjithshme prej 19 dhjetorit të 2017, pasi i mbaroi mandati Adriatik Llallës. Ajo ka qenë për 7 vjet drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin në Prokurorinë e Rrethit Shkodër si dhe  Zëvendës Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, por edhe pedagoge.

Deri tani në garë për postin e Kryeprokurorit të ri përveç Arta Markut janë edhe tre kandidatë të tjerë; Olsian Çela, Fatjona Memcaj, si edhe  Lulzim Alushaj.

 

Fraksion.com