AktualitetEkonomiTë fundit

Air Albania me çmime të çmendura: Vetëm 5-7 bileta ekonomike; 440 euro për një drejtim

Shumëkush që priste që me fillimin e fluturimeve të operatorit shqiptar Air Albania do të kishte mundësi që të fluturonte më lirë fillimisht drejt Stambollit dhe më pas në destinacione të tjera, do të duhet të presë ende. Ndonëse fluturimet kanë filluar prej mëse një jave drejt Stambollit nuk ka asgjë të re në shtimin e destinacioneve, përveç çmimeve të kripura. Ndërsa pritet të shohim se si do të jenë biletat kur të fillojnë fluturimet drejt Romës, Bolonjës, Milanos e Londrës.

Nga Tirana në Stamboll, kishte fluturime direkte nga Turkish Airlines dy herë në ditë, në mëngjes në orën 9.20 dhe në mbrëmje nëorën 20.55. Me fillimin e funksionimit të Air Albania, mbeten të njëjtat plane fluturimesh me ndryshimin e vetëm që disa fluturime kryhen në logon e kësaj të fundit. Konkretisht, Air Albania fluturon tre herë në javë në mengjes, të martën, të enjte, të shtunë.

Të dyja shkojnë në Istambul Airport (IST).

Por, nga një krahasim i thjeshtë në faqet përkatëse të Air Albania dhe Turkish Airlines, çmimet janë të njëjta për të dy operatorët, ku vajtja në mengjës luhatet në 190-220 euro, ndërsa në mbrëmje është rreth 25% mëlire (145.5 euro).

Nëse do të shkosh në Stamboll me Air Albania të shtunën në datën 9 maj, dhe kërkon të prenotosh përmes faqes së saj, https://www.airalbania.com.alçmimi vetëm vajtje në kategorinë ekonomi është 148.5 euro, por ndryshe nga operatorët e tjerë Air Albania i paraqet çmimet pa përfshirë taksat. Në momentin që vazhdon prenotimet, kësaj tarife i shtohen dhe taksat duke arritur në 191.5 euro në një drejtim. Janë vetëm 5 vende më këtë çmim dhe më pas bileta shkon në 443 euro një drejtim (përfshirë taksat).

Të shtunën, në 11 maj, bileta vetëm në një drejtim është 224.5 euro, ku thotë se ka vetëm 7 vende tëmbetura në kategorinë ekonomike, dhe nëse mbarohen, bileta shkon në 440 euro një drejtim!

Për të njëjtat data mund të presësh bileta edhe me Turkish Airlines. Nëse prenoton për datën 9 maj nëmëngjes, bileta është po 191.5 euro, por është e specifikuar që fluturimi realizohet përmes Air Albania.

Nëse do të udhëtosh në mbrëmje, fluturimi kryhet përmes Turkish Airlines dhe bileta kushton rreth 25% mëlirë, konkretisht 145.5 euro dhe nuk paraqiten kufizime për numrin e vendeve të mbetura.

Në datën tjetër 11 maj, përmes Turkish mund të prenotosh biletë për udhëtimin e mëngjesit, por qërealizohet përmes Air Albania, me çmim të njëjtë nëse do e blesh në faqen e internetit të Air Albania, prej 224.5 euro. Ndërsa me Turkish, në orarin e mbrëmjes, bileta kushton 165.5 euro, ose 26% më lirë.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Air Albania ka çmimet më të larta të biletave drejt Stambollit.

Nëse doni të prisni një biletë nga Shkupi drejt Stambollit, me Turkish Airlines, po në datën 11 maj për nisje në orën 9.20 të mengjesit, bileta kushton 117 euro, ose 40% më lirë se nga Shqipëria në orarin e mëngjesit.

Nga Podgorica, në të njëjtën datë (11 maj), bileta është 143 euro në një drejtim drejt Stambollit, si paradite(09.45) ashtu dhe në mbrëmje (20.35), ose rreth 36% më lirë se nga Shqipëria.

Për momentin, me Air Albania mund të prenotosh vetëm përgjatë majit, ndërsa më pas rezervimet janë tëdisponueshme me Turkish Airlines. Në 6 qershor, vajtja në Stamboll në mëngjes kushton 150.5 euro dhe nëmbrëmje 145.5 euro. Edhe në korrik, çmimet janë të ngjashme, gjithnjë nëse prenotoni tani.

Air Albania thotë në faqen e vet se së shpejti pritet të fillojë fluturimet në Milano, Bolonjë, Romë dhe Londër.

Krijimi i Air Albania dhe aksionerët

Në 16 qershor të vitit të shkuar , Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania” e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë “Albcontrol”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlins” dhe “MDN Investment”, sh.p.k.

Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe  “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind.  “Air Albania” është cilësuar në deklaratat e Kryeministrit si një linjë që do të ofrojë çmime loë cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli. Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra./Monitor

 

 

Fraksion.com