Vdiq ish senatori amerikan, Richard Lugar
Të dielën në moshën 87 vjeçare, vdiq ish-senatori amerikan, Richard Lugar.
Ish senatori republikan nga Indiana, ka shërbyer në Senatin amerikan nga viti 1977 deri në vitin 2013. Pra se të bëhej senator, ai kishte shërbyer për tetë vjet si kryetar i Indianapolisit.
Pas largimit nga senati në vitin 2013, ai themeloi Qendrën Lugar, puna e së cilës është e përqendruar në mospërhapjen e armëve.
Një personalitet me autoritet edhe në politikën e jashtme amerikane, senatori Lugar ishte mbështetës i ndërhyrjes së NATO-s njëzet vjet më parë në Kosovë, udhëheqësit e të cilës e cilësuan e vlerësuan si mik të madh të saj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi në rrjetet sociale të dielën se “ai bëri shumë për Kosovën, në ditët më të vështira për popullin tonë. Ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s dhe një mbështetës i pavarësisë sonë. Do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për të!”