Socialistët fitojnë në Spanjë
Në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, partia e kryeministrit, Pedro Sanchez, PSOE kryeson.
Por sipas prognozave as kampi i majtë dhe as ai i djathtë nuk mund të krijojnë dot të vetme qeverinë.
Në bazë të njoftimeve paraprake nga televizioni RTVE dhe instituti studomor, Gad3, PSOE arriti vetëm 28,1% të votave.
Sipas prognozave socialistët edhe bashkë me aleancën e majtë të Unidas Podemos nuk arrijnë të marrin shumicën absolute prej 350 vendesh.
As kampi konservator i Partisë Popullore, partisë liberale, Cidadanos dhe partia ultranacionaliste, Vox nuk arrin të krijojë dot shumicën.
Partia ekstremiste Vox, futet në parlament për herë të parë me rezultatin 12%.
Në këtë konstelacion rezultati, duket se rëndësi marrin partitë nacionaliste baske apo katalane, që mund ta ndihmojnë kampin e majtë me mandatet e tyre për të krijuar shumicën.
Por grindja për përpjekjet për pavarësi të rajonit katalan, bëri që kryeministri Sanchez, si kreu i një qeverie minorance të mos e kalojë dot në parlament buxhetin, hap që solli zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Fraksion.com