SHBA paralajmëron vendet që blejnë naftë nga Irani
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shprehu bindjen se bisedimet tregtare me Kinën nuk do të ndikohen pas sanksioneve të fundit ndaj importeve të naftës nga Irani.
Pompeo i paralajmëroi vendet dhe kompanitë se do të ishte një gabim i kushtueshëm nëse shkelinr sanksionet e SHBA-së duke importuar naftë iraniane pas të mërkurës, kur hyjnë në fuqi sanksionet.
Kina, Turqia dhe India janë në mesin e importuesve më të mëdhënj të naftës nga Irani.
“Ne kemi pasur bisedime të shumta me Kinën për këtë çështje”, tha Pompeo.
Komentet e tij bëhen pasi sekretari i Thesarit i SHBA-së, Steven Mnuchin, i cili kryeson delegacionin amerikan në Pekin, dhe tha se shpreson që dy fuqitë ekonomike mund të finalizojnë një marrëveshje tregtare gjatë dy raundeve tjera të bisedimeve.
Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kanë punuar për të gjetur furnizime alternative të naftës për të siguruar që tregu global i naftës është i furnizuar mirë pasi blerjet e naftës nga Irani janë ndërprerë.
Fraksion.com