AktualitetPolitikëTë fundit

Negociatat me BE-në, Hahn: Komisioni të hapë dritën jeshile për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave.

Johanes Hahn është shprehur besimplotë se Komisioni i Europës do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky kapitull nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe të vetë unionit, tha Hahn në një intervistë për të përditshmen gjermane ”Handelsblatt” .

Hahn beson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave, e cila u shty për qershorin e këtij viti.
Fraksion.com