Basha: Ne jemi mazhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, forca më e madhe e opozitës së bashkuar në Shqipëri, deklaroi sot se mbështet aleatët e tij opozitarë në aksionin e tyre, duke theksuar se tashmë ata janë maxhoranca numerike dhe morale në vend.
“Kryesorja është zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë vërtet zgjedhje dhe jo një farsë kriminale dhe kushti për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacione në ditët në vijim.deklaroi se është në harmoni të plotë me aleatët e tij, të cilët kanë edhe një takim nesër me presidentin Meta për krizën politike” tha zoti Basha.
Ndërkaq lidhur me një takim të mundshëm mes tij dhe Edi Rama si kryetar i PS-së, Basha ka këmbëngulur për largimin e tij si kryeministër dhe krijimi i një qeveri tranzitore.
Madje ai ka bërë të ditur se PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë në ditët e ardhshme në mënyrë publike.
“Jemi sot në një betejë për jetë a vdekje për demokracinë” ka thënë Basha.
Deklaratat e tij erdhën vetëm pak orë para se kryeministri Edi Rama të takohej me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Fraksion.com