AktualitetPolitikëTë fundit

Basha i mban aleatët 1 orë në takim; Nesër ulen me Metën

Kryedemokrati Lulzim Basha takoi sot rreth orës 19:00 aleatët e tij për rreth 60 minuta në selinë e PD.

Takimi vjen në një kohë kur këta të fundit kanë kërkuar njëzëri një tryezë dialogu të organizuar nga Presidenti Meta.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ai i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule etj, dolën sot me një qëndrim të unifikuar ku kërkuan ndryshimin e kodit zgjedhor, të cilin e cilësuan strumbullarin e krizës.

Takimi vjen një ditë, para se krerët e partive të vogla të opozitës, pjesë e koalicionit me PD-në, të zhvillojnë një tryezë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

 

Fraksion.com