AktualitetPolitikëTë fundit

8-9 maj: Federica Mogherini vjen në Tiranë

Federica Mogherini, Shefja e Diplomacisë Europiane, do të vizitojë Shqipërinë në datat 8 dhe 9 maj.

Ajo i është përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga Kryeministri Edi Rama.

Mogherini pritet të marrë pjesë në aktivitete në kuadër të Ditës së Europës.

Ndërkohë, zyrtarja e lartë europiane është ftuar edhe  nga kreu i shtetit, Ilir Meta për të qenë pjesë e  Samitit të Brdo-Brijun, ku mblidhen të gjithë presidentët e Ballkanit, për të diskutuar për projektet e përbashkëta.

Nuk dihet nëse do të ketë një axhendë të posaçme për të pasur takime edhe me faktorin politik në vend.

 

Fraksion.com