Paralajmërimi: Teknologjia po shkëput fëmijët nga të rriturit
Bota digjitale po redukton kohën e kontaktit mes gjeneratave dhe ky është një zhvillim me pasoja potencialisht dëmtuese.
Fonagy ka kaluar më shumë se gjysmëshekulli duke studiuar zhvillimin e fëmijëve. Ai thotë se, çrregullimet emocionale mes vajzave të moshës nga 14 deri në 19 vjeç janë bërë gjithnjë e më të zakonta, ndërkohë që edhe rastet e pranimeve në urgjenca si pasojë e vetëdëmtimit janë shtuar ndjeshëm.
Ai madje shqetësohet edhe për rritjen e dhunës mes djemve. Një entuziast për mënyrën sesi teknologjia mund të ndihmojë njerëzit me probleme të shëndetit mendor, te qasja në burime dhe ndihma, Fonagy thotë edhe se ardhja e “smartphone”-ëve dhe medieve sociale e ka bërë ambientin aktual shumë më kompleks për të rinjtë.
“Përshtypja ime është se të rinjtë kanë më pak kontakt frontal me të rriturit, sesa dikur. Agjenti socializues për një të ri është një tjetër i ri dhe kjo nuk është ajo për çfarë është projektuar truri. Një i ri duhet socializuar dhe mbështetur në zhvillimin e tij nga një i rritur”.
“Tani – vijon ai, – familjet ulen më pak në një tryezë, ndërsa njerëzit kalojnë më shumë kohë me miqtë në internet”. “Digjitalizimi – thotë Fonagy, – nuk është problemi. Problemi është ku të shtyn ai”.
Fraksion.com