‘Nuk e dua kunatën’; Moderatorja shqiptare: Fatmirësisht jetojmë larg
Fjodora Fjora është një ndër gazetaret me karrierë më të gjatë në televizionin shqiptar.
Dhe pse gjithnjë e rezervuar për jetën private, ajo e shfaq haptazi marrëdhënien e ngushtë me vëllanë e saj. Por kur ka një dashuri kaq të madhe mes saj dhe vëllait, si shkojnë marrëdhëniet me kunatën? E ftuar në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, ajo ka treguar që nuk janë ai format kunatash që dashurohen.
“Im vëlla tani I thotë të gjithëve, domethënë i thotë gruas përgjithësisht: “Vjen motra ime, vjen mami me babin, vjen Bela (për qenin), vijnë ca vende bosh, pastaj vjen ti.”
Me shaka, teksa Aulona e pyet nëse pas gjithë kësaj, a i flet gruaja e tij, Fjodora është përgjigjur:
“Herë pas here jo. Ajo nuk është as shqiptare, nuk e kupton fare këtë. Por unë e ndiej shumë që ajo nëse ka një person problem në jetën e vet, kjo jam unë. Por e ndiej që ajo këtë gjënë këtu e ka parë gjithmonë pak si rrezik.
Ne nuk jemi ai format kunatash që dashurohemi, jemi ato kunata që respektojnë njëra-tjetrën. Fatmirësisht, jetojmë larg. Unë them për sa kohë të kem vëllain mirë…”
Dhe në fund, kjo ka rëndësi. Të gjithë të lumtur në familjen e tyre dhe me respekt ndaj njëri-tjetrit.