Arrestohet një i shumëkërkuar, i dënuar me burg në Itali
Një person është arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në pranga ka rënë 58-vjeçari me inicialet M.Xh, nga Tirana.
Për këtë shtetas, Gjykata e Napolit në Itali ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Fraksion.com