AktualitetPolitikëTë fundit

Agjenda: Rama nesër në Gjermani, takohet me kancelaren …

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar me iniciativë të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Kancelaria gjermane ka zbardhur axhendën e samitit të nesërm, ku bie në sy edhe takimi që Rama do të zhvillojë me Merkelin ‘kokë më kokë”.

Njoftimi për shtyp i Kancelarisë:

Të hënën pasdite, një takim i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares Federale dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Së pari, Kancelarja do te prese kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev, për një bisedë.

Me pas Kancelarja do të ketë një bisedë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët.

Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor.

 

Fraksion.com