Protesta te Ura e Bahçallëkut; Procedohet kreu i PD-së në Shkodër, bashkë me 9 shtetas të tjerë
Një ditë pas protestës së organizuar në urën e Bahçallëkut, ku partia Demokratike e Shkodrës dhe mbështetësit e saj bllokuan rrugën për të mos lejuar hyrjen e kryeministrit Edi Rama, policia ka nisur procedimet ndaj pjesëmarrësve.
Mësohet se uniformat blu kanë referuar në prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, materialet për 10 shtetas, mes të cilëve kryetari i degës lokale Shkodër, Xhevdet Amuli dhe ai Forumit Rinor Arvit Bushati.
Gjithashtu të proceduar janë shtetasit: Gëzim Kraja, Halit Meta, Nikoll Marku, Selami Hoxha, Martin Ndoci, Bardhok Kinaj, Pjetër Mhilli dhe Gjergj Çuni.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbledhur rreth 70 persona duke organizuar një tubim të paligjshëm dhe bllokuar të dy krahët e lëvizjes në urën e Bahçallëkut, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe kundërshtuar forcat e policisë.
Fraksion.com