57 miliardë euro për ‘Rrugën e Re të Mëndafshit’
‘Rruga e Re e Mëndafshit; është samiti që u zhvillua në Pekin ku u nënshkruan marrëveshje në vlerë 57 miliardë euro.
Kina premton respektim të parimeve të tregut, por BE e vende të tjera mbeten skeptike ndaj projektit.
Në kryeqytetin kinez Pekin, ministri gjerman i Ekonomisë mori pjesë si përfaqësuesi i Gjermanisë në samitin dyditor për „Rrugën e Re të Mëndafshit”. Gjatë vizitës ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier është takuar me të ngarkuarin kinez për bisedimet tregtare me SHBA, Liu He, zëvendëskryeministër. Synimi është sheshimi i konfliktit tregtar mes dy ekonomive më të mëdha në botë, SHBA e Kinë. Altmeier shpreson në zgjidhjen e shpejtë të konfliktit tregtar, i cili cënon edhe ekonominë gjermane dhe atë europiane. Si Gjermania edhe Europa janë të varura fort nga ana tregtare si me Kinën edhe me SHBA. Nga ana tjetër ky konflikt frenon rritjen e ekonomisë botërore
Në samitin dyditor për „Rrugën e Re të Mëndafshit ishin të ftuar përfaqësues nga më shumë se 100 vende, mes tyre edhe 40 krerë shtetesh e qeverish. Mes të ftuarve edhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Mikpritësi i samitit, presidenti kinez, Xi theksoi se ekonomia botërore po konfrontohet me „faktorë destabilizues dhe presion në rënie”. Prandaj është shumë e rëndësishme të krijojmë „një botë të ndërlidhur”. Megjithë njoftimet nga Kina se do të ketë përmirësime, shumica e partnerëve, BE dhe vende të tjera janë skeptike ndaj „Rrugës së Re të Mëndafshit”. SHBA dhe India nuk dërguan asnjë përfaqësues në samit. Në projektin afatgjatë, Kina synon të bëjë investime në miliarda në rrugë, hekurudha, porte dhe elementë të tjerë të infrastrukturës për të hapur korridore të tjera tregtie në Europë, Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.
Gati gjysma e importeve amerikane në Kinë janë të prekura nga dogana shtesë. Si SHBA edhe Kina ndodhen aktualisht në një luftë të ashpër tregtare dhe kanë vendosur dogana të dyanshme ndëshkuese. Uashingtoni kërkon një ulje të deficitit tregtar me SHBA, një hapje të mëtejshme të tregut dhe mbrojtjes nga pirateria e produkteve.
Kreui shtetit kinez Xi Jinping kishte premtuar më parë një hapje më të madhe të tregut të Kinës, duke thënë, se vendi i tij nuk do të trajtojë në të ardhmen firmat e huaja më keq se ato vendase dhe se do të mbrojë më mirë të drejtat e autorit nga pirateria.
Fraksion.com