AktualitetRajoniTë fundit

Vrasësi serial terrorizoi Qipron, rrëfimi: Kam ekzekutuar gra dhe fëmijë emigrantë

Policia qipriote po kërkon për gjetjen e më shumë viktimave të një vrasësi serial që po trondit ishullin mesdhetar. Kjo ngjarje i ka ekspozuar autoritetet ndaj  akuzave për “indiferencë kriminale”,  për shkak se gratë e vdekura ishin të huaja.

Partia kryesore e opozitës, AKEL , bëri thirrje për dorëheqjen e ministrit të drejtësisë dhe shefit të policisë. Policia po kreh tri vende të ndryshme në perëndim të kryeqytetit Nikosia,  për viktimat e vrasësit të dyshuar, një oficer ushtrie 35-vjeç, i cili ndodhet në paraburgim prej një jave. Trupat e tre grave, ku dy prej tyre thuhet se janë filipinase, u gjetën nga policia. Burimet e policisë thanë se i dyshuari kishte treguar vendndodhjen e trupit të tretë, gjetur të enjten, dhe kishte thënë se personi ishte “ose indiane ose nepaleze”, shkruan top channel.

Policia tha se po kërkon për katër persona të tjerë, duke përfshirë dy fëmijë, bazuar në dëshminë e të dyshuarit. “Këto gra erdhën këtu për të fituar jetesën, për të ndihmuar familjet e tyre. Ata jetonin larg familjeve të tyre dhe toka i gëlltiti ato. Askush nuk ishte i interesuar “, tha për Reuters, ligjbërësi i AKEL-it Irene Charalambides.

Vrasja e parë u denoncua nga një 70-vjeçar nga Qiproja dhe ai është marrë në pyetje. Trupat e dy  grave filipinase u gjetën  këtë muaj, ndërkohë që ishin zhdukur në maj dhe gusht të 2018.  Gruaja e tretë u gjet vetëm 14 km larg një miniere.

Policia tani është duke kërkuar për trupin e një 6-vjeçarje, që është vajza e një prej viktimave të gjetur fillimisht. Emri i vrasësit serial ende nuk është bërë publik, kjo për shkak të ligjeve që ka Qipro.

 

Fraksion.com