Vokshi: Rama urdhëroi natën heqjen e e gërmave të Teatrit Kombëtar
PD ka reaguar përmes ish-deputetes Albana Vokshi lidhur me heqjen e gërmave nga godina e Teatrit Kombëtar.
Përmes një postimi në facebook, Vokshi shkruan se kryeministri Rama urdhëron cmontimin pa zhurmë e fshehurazi, të Teatrit Kombëtar.
“Në orët e vona të natës, si skuth, Rama urdhëroi heqjen vjedhurazi, të gërmave të Teatrit Kombëtar, për të na kujtuar që nuk ka hequr dorë nga shembja djallëzore e ndërtesës historike. Rama po vjedh pronën publike, trashegiminë kulturore, historinë e qytetit për të pastruar me kulla betoni qindra miliona euro nga korrupsioni. Le ta provojë! Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me cdo mjet e me cdo kosto!” shkruan Vokshi në facebook.
Postimi i Vokshit:
Fraksion.com