AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Shkodër: PD dhe protestuesit bllokojnë rrugën, djegin goma; Në krye Flamur Noka

Simpatizantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar aksin hyrës të qytetit të Shkodrës, tek Ura e Bahçallëkut, për të mos lejuar kreun e qeverisë që të kryejë inspektimin e punimeve te Sheshi i Bajzës.

Protestës u janë bashkuar edhe ish-deputeti demokratë Flamur Noka. Nga informacionet e para bëhet e ditur se ka pasur një përplasje me policinë, pasi protestuesit të drejtuar nga Noka kanë djegur goma ne mes të rrugës.

Protestuesit ulen këmbëkryq ndërsa në vendngjarje ndodhen dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

“Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Jeni duke mbrojtur bandën dhe jo shtetin.  Edi Rama nuk përfaqëson shtetin por një bandë që vret dhe vjedh shqiptarët”, tha Noka.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com