Patozi: Me Rudina Hajdarin kam biseduar; E ka derën e hapur në çdo moment
Astrit Patozi ka rrëfyer projektin e ri politik si dhe pse u formua tani Bindja Demokratike, në studion e Sokol Ballës ditën e enjte në mbrëmje.
Duke komentuar situatën në vend, Patozi tha në ‘Real Story’ se kriza politike në Shqiperi ishte pikërisht ajo që nxiti idenë për të krijuar parti.
Ai komentoi edhe takimin me Rudina Hajdarin. Astrit Patozi tha se:
“Nuk ndodhi asgjë për t’u çuditur. Kemi komunikuar. Unë e kam mbështetur atë përpara se të vendosej krijimi i Bindjes Demokratike”
Ish-deputeti demokrat u shpreh se me Rudina Hajdarin nuk u diskutua për lidershipin e Bindjes Demokratike.
“Ne diskutuam për faktin që duhej të ngrihet kjo parti. Kërkoi kohë për t’u menduar. E ka derën e hapur në çdo moment”, tha Patozi të enjte në Real Story.