Kryemadhi kërcënon Ramën: Ka shqiptarë që dinë të marrin shenjë aty ku duhet
Monika Kryemadhi ka qenë e ashpër sot me kreun e qeverisë ndërsa nuk kurseu as kërcënimet.
Kreu i LSI tha sot se mund të kenë mbaruar burrat, por jo gratë që do të hakmerren ndaj Edi Ramës.
Sipas saj, për Ramën nuk do të ketë qetësi dhe dashuri.
“Ia bëj të qartë Edi Ramës se bandat e tij përballë miliona shqiptarëve janë shumë të vogla. Çdo shtëpi e ka një njeri që di të marrë shenjë aty ku duhet”, tha Kryemadhi.
Ajo deklaroi se Rama ka veshur nënat me të zeza për djemtë e humbur.
Deklaratat e Kryemadhit erdhën në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI, mesditën e së premtes.
Fraksion.com