AktualitetPolitikëTë fundit

Gjermania mbështetëse kyçe për Shqipërinë në BE, Balla: Shqipëria i ka të gjitha shanset

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste pas takimit me një grup deputetësh të Bunbdetagut gjerman në Tiranë tha se Shqipëria i ka të gjitha shanset për të përcaktuar një datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian.

Ai pohoi se Gjermania është një mbështetëse e fortë për vendin tonë në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Së pari dua t’ju njoftoj se ne jemi në një fazë të rëndësishme në komunikim me kolegë gjermanë. Në 13 maj fillon një proces diskutimi në Bundestag, që ka të bëjë për vendimin për fillimi e bisedimeve me BE për celjen e negociatave. Nuk vihet në dyshim mbështetja e grupit parlamentar, me përjashtim të AFD . Ka një shumicë mbështetëse dhe inkurajuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria qëndron shumë lart jo vetëm me Maqedoninë, por edhe me Malin e Zi dhe Serbinë. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të pakthyeshëm të reformës në drejtësi. Ne i kemi të gjitha shanset për përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve”, tha Balla.

Gjithashtu Balla teksa iu përgjigj interesit të medias, pohoi se me deputetët gjermanë është biseduar edhe për ndikimet e vendeve të tjera në Ballkan. Sipas tij,  Shqipëria ka vetëm një plan dhe ai është përmbushja e reformave dhe anëtarësimi sa më shpejt në BE.

“Dua të them se bashkë-ndamë  me kolegët gjermanë shqetësimin për një rritje të ndikimit të vendeve të tjerë në Ballkan, por pozicioni ynë është shumë i qartë: Shqipëria ka vetëm një plan  dhe ai është vijimi i reformave drejt anëtarësimit në BE”, theksoi Balla.

 

Fraksion.com