Garë për kryeprokurore; Ja kandidatja që kërkon të zërë vendin e Arta Markut
Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj dorëzoi ditën e sotme pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, kërkesën për të aplikuar për kryeprokurore.
Memçaj është kandidatja e dytë që synon të zërë vendin e Arta Markut.
Kjo pasi i pari që dorëzoi kërkesën më 19 prill, ishte prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çelaj.
KLP ka hapur garën për postin e kryeprokurorit, pasi qysh në fillim, Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohshme.
Prokurorët aspirojnë mandatin 7-vjeçar, ndërkohë që Arta Marku nuk është shprehur nëse do të rikandidojë.
Fraksion.com