Bllokimi i rrugës, reagon Rama: I keqardhur; Fajin ua kanë udhëheqësit e verbër
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së militantëve të PD-së me bllokim rruge dhe djegie gomash.
Ai ka shprehur keqardhjen ndërsa theksoi se “fajin atyre ua kanë udhëheqësit e verbër”.
Me nje shenim ne faqen e tij ne “Twitter”, kryeministri, shkruan se eshte i keqardhur per “grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë!”.
“Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër”, shkruan Rama.
Fraksion.com