AktualitetPolitikëTë fundit

Bashës i ikën një tjetër kandidat; Kërkon mandatin e deputetit

Vijojnë rrjedhjet në radhët e kandidatëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë mandatin e deputetit.

Ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit një kandidat i qarkut të Tiranës.

Bëhet fjalë për kandidatin që renditet i 35-ti në listë, Indrit Hoxha.

I riu i cili ka qenë edhe Sekretarit të Burimeve Njerëzore në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, në formular sqaron se është shoqëruar dy herë në polici.

Po ashtu ai shton se është arrestuar një herë për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës”.

 

Fraksion.com