AktualitetPolitikëTë fundit

Basha premton rritjen e pagave: 1200 euro në muaj për doktorët dhe 700 euro për infermierët

Kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me ekspertë të shëndetësisë në Tiranë pohoi se ky sektor ndodhet në kolaps për shkak të keqmenaxhimit.

Teksa renditi dështimet në sektorin në fjalë, Basha shtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet paga minimale e doktorëve do të jetë 1200 euro dhe ajo e infermierëve 700 euro.

“Shërbim shëndetësor  është i varfër, pak mjekë dhe pak ilaçe.  Këto probleme nuk zgjidhen sa hap dhe mbyll sytë, por kemi nisur  një diskutim me të gjitha grupet për të hartuar politikat e duhura dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor.  Me ardhjen e PD në pushtet paga minimale e doktorëve do të arrijë 1200 euro në muaj dhe për infermierët në 700 euro në muaj. Ky është realiteti në Kosovë. Ky është synimi  dhe objektivi. Këto do të jenë pagat minimale në sektorin shëndetësor.  Unë zotohem sot këtu para jush se këtë objektiv do ta bëjmë realitet”, tha Basha.

 

Fraksion.com