AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: “Opozita e rrugës” nuk lufton me ide por me kapsolla

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se opozita të luftojë me ide dhe jo me kërcënime.

Kryeministri ushpreh gjatë fjalës së tij se PD po nxjerr zgjedhësit nga rruga demokratike duke theksuar se opozita e rrugës nuk lufton me ide po me kapsolla.

Rama deklaroi se më 30 qershor do të ketë zgjedhje. Kreu i qeverisë theksoi se zgjedhjet pa këto parti janë anormale por ky nuk është faji ynë.

“Me përfundimin e afatit për regjistrimin e partive, opozita ka vendosur që të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike dhe e para e panjohur, e dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit. Aty ku opozitat kanë zgjedhur që të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim. Në vend që të luftojë me program dhe ide ka zgjedhur që të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vend që ti përfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë dhe zgjedhje ka vendosur që ti nxjerrë edhe ata nga rruga e betejës demokratike. Kjo është shumë e rëndë. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër vetëm të vijojmë me rrugën tonë, pa u marrë me ata, pa devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht rreziqeve të një procesi kur parti dhe disa kryetarë pa parti përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur. Kjo nuk është zgjedhja jonë apo faji ynë, mund të bënim më shumë? Mbase, por nuk e di se cfarë” tha ai.

Më tej kreu i qeverisë deklaroi se  në 2017 i dham çfarë deshi dhe prap humbi zgjedhjet.

“Në 2017 kaluam ylberin në raport me traditën në Shqipëri por edhe në raport me mandatin tonë, duke ndarë të gjitha përgjegjësitë e qeverisjes me ta dhe duke u besuar atyre ministrinë e Punëve të Brendshme, plus ministritë e tjera. Pse? Sepse edhe në kushtet kur BE dhe SHBA e mbyllën gjithë kapitullin e përpjekjeve për të arritur një kompromis dhe deklaruan me keqardhje për opozitën dhe duke e fajësuar opozitën se zgjedhjet duhet të mbaheshin dhe se zgjedhjet ishin legjitime dhe se parlamenti kishte legjitimitet të plotë. Përtej të gjithë të metave dhe gabimeve tona, ne mund të ballafaqohemi me këdo, për të provuar se nëse ka një garë se cila forcë politike dhe cila qeveri i ka dëgjuar më shumë të tjerët, i ka dëgjuar kritikat, ne këtë garë e fitojmë me diferencë të madhe. Na akuzojnë për arrogancë, por kam frikë se përtej dukjeve dhe interpretimeve të mundshme komunikimi ngatërrojnë vendosmërinë e reformave që kemi marrë përpara me arrogancën. Nuk është arrogancë, është vendosmëri“, tha Rama.

 

Fraksion.com