Protesta e opozitës bllokon rrugët pasdite në akset kryesore nacionale
Sot në orën 18.00 opozita do të përshkallëzojë protestën për zgjedhjet. Për rreth një orë ajo do të bllokojë 5 akse kombëtare.
Përmes kësaj forme të mosbindjes civile te përdorur edhe më parë, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni i saj do të përshkallëzohet nëse kushti i saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër nuk plotësohet. Bllokimi i rrugëve do i paraprijë protesta simbolike e të rinjve të FRPD-së e cila rikthehet tek Parlamenti në të njëjtën orë me seancën plenare.
Akset që do të bllokohen sipas opozitës
1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh).
2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë).
3- Milot (Karburanti në Autostradë).
4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit).
5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).
Fraksion.com