Nis Reforma Zgjedhore; Opozita e re, marrëveshje me mazhorancën
Ndryshimi i sistemit zgjedhor do të jetë në krye të axhendës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili ndryshoi jo vetëm konfigurim, por edhe afat deri nëntorin e këtij viti.
Krahas bojkotit të procesit nga koalicioni opozitar, 34 parti janë gati të marrin pjesë në zgjedhje, mes tyre dhe partia e Astrit Patozit, të cilën Balla e shfrytëzoi për të bërë një diversion: “Astrit Patozi ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD-së, ku e dimë ne që nuk është lojë e Sali Berishës kjo?”
Pjesë e Bindjes Demokratike është edhe deputeti më i ri Andi Përmeti, i cili u betua bashkë me 5 kolegët e tij nga lista e PD-së dhe LSI-së.
Të rinjtë, protestë me këpucë
Të rinjtë e forumit rinor të PD-LSI kishin huazuar stilin e Monika Kryemadhit për të protestuar para Parlamentit.
Dhjetra këpucë u vendosën në oborrin e Parlamentit bashkë me flamujt e vendeve te Bashkimit Europian në shenjë proteste për të rinjtë e larguar nga vendi jo me dëshirën e tyre.
Të rinjtë e forumeve rinore paralajmëruan se protestat do të përbashkllëzohen deri në realizimin e kushteve.
Fraksion.com