Joe Biden hapi fushatën për zgjedhjet presidenciale 2020
Ish nënpresidenti amerikan, Joe Biden, u bashkua zyrtarisht të enjten në garën e ngushtë të demokratëve për të fituar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara.
Ai e shpalli vendimin në një video të postuar në rrjetin twitter, duke deklaruar se “jemi në betejë për shpirtin e këtij kombi”.
“Nëse iu japim Donald Trumpit tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe rrënjësisht karakterin e këtij kombi. Nuk mund të rri e të shohë se çfarë po ndodhë”, tha ai.
Joe Biden, 76 vjeçar, bëhet ndër kandidatët kryesor bashkë me senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders, i cili udhëheqë në shumë anketa dhe është dëshmuar si mbledhës i mirë fondesh.
Në mesin e demokratëve, zoti Biden ka përvojë ndërkombëtare dhe legjislative të pashoqe dhe është ndër fytyrat më të njohura në politikën e Shteteve të Bashkuara.
Fraksion.com